Dibër, deputetët Blushi e Hafizi akuza ndaj Kryeministrit Rama

Deputetët socialistë Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi akuzuan sot Kryeministrin Rama se po shpenzon para vetëm për lukse dhe ka harruar problemet e vërteta të shqiptarëve.

Ai harxhon para për luks nuk harxhon para për rrugë. Rilindja nuk e njeh Shqipërinë. Keni parë ndonjë ministër të vijë këtu? Nuk e bëjnë këtë gjë. Për këta rëndësi ka ndrixhim në mes të Tiranës, pllaka majolike në Durrës, Kulla në Korçë, stadium në Elbasan,” deklaroi Zoti Blushi në një takim me qytetarët e Dibrës.

Zonja Hafizi, në fjalën e saj, theksoi nevojën që ka vendi për qytetarët e thjeshtë në politikë. “A mund të kemi ne një politikë e cila e vë Shqipërinë mbi partinë?” iu drejtua deputetja Hafizi qytetarëve.

Deputetët Blushi dhe Hafizi prej disa ditësh kanë nisur një tur informues në gjithë Shqipërinë me emrin “Shqipëria mbi Partinë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>