“Në të gjithë vitet që pararendën ardhjen tonë në qeveri është sponsorizuar demblezimi masiv. Shqipëria ka punë, por kërkohen punonjës të kualifikuar. Problemi është mungesa e njerëzve të kualifikuar.”
Kjo është deklarata e Kryeministrit Rama, i pranishëm sot në Panaririn e Punës, i cili e sheh papunësinë si faj të mos arsimimit të punëtorëve, jo të tregut të punës.
Ai tha se shqiptarët duhet të shkëputen nga mendimi se vendi i punës duhet të jetë patjetër në administratën shtetërore dhe t’i drejtohen më tepër kompanive private.
Ai foli për reformat e ndërmarra nga qeveria në punësim, kryesisht atë profesional dhe premtoi shtim të fondeve për programet e punësimit.
Në panair ishte i pranishëm dhe ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi, i cili, njësoj si Zoti Rama, theksoi nevojën për punonjës të kualifikuar, teknikë e zanatçinj.