Partia Demokratike: Ministri Tahiri po përgjon bisedat në kundërshtim me ligjin

Partia Demokratike akuzoi dje ministrin Tahiri se po përgjon bisedat telefonike, në mënyrë të paligjshme, të politikanëve e ambasadorëve, kur në fakt përgjimi i bisedave është e drejta e Prokurorisë.

“Për çfarë e përdor Tahiri këtë pajisje? Pse i përgjon telefonatat kur krimi bën kërdinë? Kur baroni i drogës u arratis? Kë përgjon, kur shullazëve i shërben deri në fund? Ai përgjon dhe regjistron telefonatat e rivalëve të bandave të tij; përgjon opozitën; përgjon ambasadorë të rëndësishëm dhe gazetarë të rëndësishëm”, deklaroi Flamur Noka, deputet i Partisë Demokratike, në një deklaratë për shtyp.

Zoti Noka i kërkoi Prokurorisë të hetojë dhe të zbulojë se kë ka përgjuar Zoti Tahiri. Ai tha se  PD do t’i kërkojë  Komisionit të Sigurisë në Parlament të zhvillojë një seancë dëgjmore ku do të dëshmojnë ministri Tahiri, prokurori i përgjithshëm, drejtori i SHISH-it e të tjerë zyrtarë të lartë të lidhur drejtpërdrejtë me këtë skandal.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>