“Nëse realisht gjendet një pajisje e tillë e instaluar dhe e paregjistruar, qoftë edhe vetëm për trajnim siç thuhet, jemi përpara një skandali të madh shtetëror.”
Kjo ishte deklarata e deputetit të LSI-së Luan Rama në lidhje me akuzat e PD-së për përgjimet e paligjshme që po bën ministri Tahiri.
Zoti Rama i kërkoi Prokurorisë të hetojë dhe të dërgojë përpara drejtësisë personat përgjegjës. Ai tha se e gjithë kjo histori ka pasoja të drejtpërdrejta jo vetëm tek drejtuesit e policisë dhe qeveria, por dhe tek qytetarët.