Kryebashkiaku i Kavajës Rroshi pranon kërcënimin ndaj Blushit, por mohon lidhjet me krimin

Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi pranoi sot se kërcënuar deputetin Ben Blushi me anë të një mesazhi në celular.

“Deshiroj te kerkoj ndjese sot per nje mesazh te nisur qe sigurisht nuk eshte i hijshem dhe permban nje gjuhe qe nuk duhet perdorur gjithesesi,” shkruan Elvis Rroshi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ai i kërkoi ndjesë qytetarëve të Kavajës, por e justifikoi shkeljen e etikës duke thënë se “i ka ardhur shpirti në majë të hundës”.

Zoti Rroshi akuzoi ish-Kryeministrin Berisha dhe deputetin Blushi se po e akuzojnë pa të drejtë si vrasës e si hajdut.

Në fund të ndjesës së tij, kryebashkiaku mohoi të ketë lidhje me krimin dhe deklaroi se po pret zbatimin e ligjit të dekriminalizimit për të zbardhur të vërtetën.

Në fillim të majit, Zoti Rroshi ka deklaruar në formularin e ligjit të dekriminalizimit se është hetuar dhe gjykuar për një vepër penale në Gjermani, në vitet 200, por nuk e mban mend krimin për të cilin është gjykuar dhe vendimin e gjykatës.

Disa ditë më parë, Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur verifikimin e të dhënave të vetëdeklaruara nga kryebashkiaku Rroshi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>