PD akuzon ministrin Tahiri: Po mbron Durim Bamin, vrasësin me pagesë

Partia Demokratike akuzoi sot ministrin Tahiri se ka marrë në mbrojtje Durim Bamin, i akuzuar si vrasës me pagesë.

Zoti Enkeljed Alibeaj në një konferencë për shtyp tha se Durim Bami, i cili është aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie” është parë i pajisur me armë e jelek antiplumb në një lokal në Nikël, në 21 maj.

“Me ndihmën e shefit të komisariatit, Erjon Ismaili, pjesë e grupit të besuar Shullazi-Tahiri, Bamit i janë ofruar lehtësi. Një nga ushtarët e tij është paraqitur dhe është lejuar ta marrë përsipër ai përgjegjësinë për armët dhe pajisjet e tjera të paligjshme”, tha Zoti Alibeaj.

Marrjen në mbrojtje të Durimi Bamit nga ministri Tahiri dhe policia, Enkelejd Alibeaj e quajti si një dëshmi tjetër për marrëdhënien e ngushtë që ministri Tahiri ka me banditë, trafikantë e vrasës.

Durim Bami dushohet se është vrasësi me pagesë që do të vriste deputetin Tom Doshi, në mars të vitit të kaluar.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>