Gjykata Administrative vendosi, sot, dëmshpërblimin e Zotit Ardian Fullani me 12 paga, për dëmin e shkaktuar si pasojë e shkarkimit nga detyra.
Pas shpalljes i pafajshëm për akuzat e shpërdorimit të detyrës, Ardian Fullani iu drejtua Gjykatës Administrative për dëmshpërblim. Zoti Fullani kërkoi rikthim në vendin e punës dhe 50 paga shpërblim.
Në muajin Prill, ish- Guvernatori hodhi në gjyq Kuvendin e Shqipërisë dhe Bankën Kombëtare për dëm moral dhe shkarkim nga detyra në mënyrë të paligjshme.