43 parti të vogla kanë dorëzuar sot në Kuvend një draft porpozim për reformën zgjedhore.
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi deklaroi se partitë e vogla kërkojnë mbrojtjen e votës me votim dhe numërim elektronik. Ata kërkojnë ndryshimin e mënyrës së hartimit të listave për deputet, nga të mbyllura që janë aktualisht në lista të hapura, ku qytetarët t’i zgjedhin vetë deputetët.
Ndër të tjera, partitë e vogla propozojnë dhe depolitizimin e komisioneve zgjedhore, pra që një pjesë e procesit të votimit dhe numërimit të votive të administrohet nga sistemi i drejtësisë dhe jo nga përfaqësuesit e partive politike.