PD i kërkon prokurorisë hetim për prishjen e stadiumit Qemal Stafa

Parti Demokratike denoncoi sot nisjen e prishjes së stadiumit kombëtar Qemal Stafa për ndërtimin e ri të stadiumit Arena Kombëtare, i cili do të ketë dhe një kullë 24 kate.

Ervin Salianji, Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, i kërkoi prokurorisë të nisë hetimet pasi vendimi për prishjen e stadiumit dhe ndërtimin e stadiumit të ri me kullë është marrë pa transparencë dhe në mënyrë korruptive nga Kryeministri Rama.

Ai tha se Partia Demokratike nuk është kundër ndërtimit të një stadium të ri e modern, por është kundër modelit korruptiv që po ndjek kryeministri Rama, duke i dhënë pasurinë kombëtare një firme private.

“Edi Rama nuk mundet që stadiumit e vetëm kombëtar ta japë pa transparencë, pa tender, pa dhënë asnjë shpjegim tek një kompanie që nuk dihet se si është përzgjedhur fituese. Në fakt, ai që do të ndërtohet nuk është as stadium, por një kullë 24 kate, kulla më e lartë në Tiranë që do t’i mbetet përjetësisht firmës që e ndërton,” u shpreh Zoti Salianji përpara gazetarëve.

Në fund, Zoti Salianji tha se Kryeministri Rama nuk i është përgjigjur as kërkesave zyrtare të PD-së për dokumentacionin dhe lejet e nevojshme për një ndërtim të tillë. Opozita i dërguar dy herë kërkesë kryeministrit për kopje të kontratës së partneritetit publik-privat, lejet zhvillimore apo nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, por nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare nga Zoti Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>