Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) mbështet kërkesën e opozitës për parimin e vendeve të rezervuara për reformën në drejtësi.
Me anë të një deklarata për shtyp, PBDNJ e quan kërkesën e PD-së legjitime dhe kërkon vazhdimin e bisedimeve mes palëve për nenin 88 të reformës në drejtësi.
Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, i cili që prej 2013-ës ishte nënkryetar i Kuvendit, dha dorëheqjen nga ky post në maj 2015. Më pas, në janar 2016, PBDNJ deklaroi dhe shkëputjen nga koalicioni qeverisës.