Skandali i përgjimeve, pajisja mund të jetë përdor në Seman

Pajisja e përgjimit Imci Catcher dyshohet se është përdorur në zonën e Semanit, në fund të majit.

Sipas gazetës Panorama, policia mund të ketë përdorur pajisjen pas raportimeve të banorëve se në Seman ishin ulur avionë të vegjël me drogë.

Po sipas burimeve të Panoramës, disa policë e kanë pranuar se pajisja ka shkuar dhe është përdorur në Seman, por nuk dihet nëse është përdorur për të zbuluar numrat IMEI të celularëve lidhur me avionët e drogës apo për trajnim.

Nëse pajisja pergjuese është përdorur për të skanuar numrat e telefonit në një zonë të caktuar, kjo përbën shkelje të procedures, pasi policia nuk ka njoftuar Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për ndërhyrjet në rrjetin e telefonisë.

Prokuroria ka nisur hetimet për përdorimin e paligjsheëm të pajisjes përgjuese që më 14 maj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>