Pronarët dhe punëtorët e disa lokaleve në shëtitoren e Vlorës nuk kanë lejuar forcat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit t’i prishin objektet.
Ata kanë protestuar me parrulla e thirrje kundër qeverisë. Ata shprehen se objektet janë ndërtuar në mënyrë të ligjshme dhe janë të pajisura me dokumentacionin e nevojshëm. Pronarët, gjithashtu, pretendojnë se vlera e dëmshpërblimit që është caktuar nga qeveria është shumë e ulët.
Inspektorët kanë kërkuar ndihmën e policisë për të nisur prishjen e objekteve. Por qytetarët janë përplasur dhe me policinë.
Lokalet dhe ndërtimet e tjera përgjatë shëtitores, e njohur si Lungomare, janë parashikuar të prishen për të ndërtuar bulevardin e ri.