Kryeministri britanik jep dorëheqjen

Kryeministri britanik David Cameron deklaroi sot se do të tërhiqet nga posti i kryeministrit në tetor të këtij viti. Ky vendim i Cameron vjen një ditë pasi britanikët votuan pro daljes nga Bashkimi Europian në një referendum popullor.

David Cameron ishte udhëheqësi  i fushatës pro qëndrimit në Bashkimin Europian, por 52 për qind e britanikëve votuan për daljen e vendit nga BE.

“Britanikët morën një vendim shumë të qartë për të marrë një rrugë tjetër dhe unë mendoj se vendi kërkon një lidership të ri për ta udhëhequr vendin në këtë drejtim. Pavarësisht se unë do të bëj çdo gjë për qëndrueshmërinë ë vendit në javët në vazhdim, nuk mendoj se do të ishte e drejtë që të jem unë drejtuesi i vendit në destinacionin e ardhshëm, që është i ndryshëm nga ai që unë kisha parashikuar” deklaroi David Cameron në fjalim e dorëheqjes së tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>