Kongresmenët amerikanë: Zbatoni nenin 88 të Komisionit të Venecias

Tre kongremenë amerikanë të Partisë Republikane i kanë kërkuar Sekretarit të Shtetit John Kerry ndërhyrje më të madhe për të nxitur partitë shqiptare të arrijnë një konsensus për reformën në drejtësi.

Më anë të një letre, Robert Aderholt, David Jolly dhe Dana Rohrabacher shprehen se është shumë i nevojshëm zbatimi i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias për vendet e rezervuara, si zgjidhje për moskapjen e pushtetit nga qeveria.

Miratimi i reformës sa më shpjet do të të përshpejtonte dhe vetë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, u shprehen kongresmenët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>