PD: Ministri Beqaj korrupsion e klientelizëm me ilaçin e leuçemisë

Partia Demokratike akuzoi sot ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj për klientelizëm dhe korrupsion me ilaçet e të sëmurëve me leuçemi.

Deputetja Albana Vokshi, në një deklaratë për shtyp, tha se ministri Beqaj prishi kontratën me kompaninë që sillte në Shqipëri ilaçin “Fludara” me çmimin 276 euro për kuti. Të drejtën për sjelljen e ilaçit për të sëmurët me leucemi, ministri Beqaj ja dha kompanisë incomed të mikut të  tij, që e sjell atë me një çmimi prej 390 euro për një kuti, 114 euro më shtrenjtë.

Përveç rritjes së çmimit që paguhet nga taksat e qytetarëve, Zonja Vokshi denoncoi mungesën e medikamentit prej 5 muajsh dhe cilësinë e tij jo brenda standardeve.

“Dhjetra burra e gra, fëmijë, të mitur, të rinj, të moshuar, që vuajnë nga leuçemia kanë qëndruar të paktën 5 muaj pa ilaçin Fludara. Miku i Beqajt duhet ta kërkonte këtë ilaç nëpër bodrumet e lindjes, pasi prodhuesit perënidmorë e përzunë. Ai duhej ta gjente në Turqi e vende të tjera, ku mund ta merrte edhe me 2 lekë, apo në prag të skadimit, rrezik ky për shëndetin. Kur klienti i Beqajt nuk e gjente me pazar të lirë në bodrumet e depot e vendeve të lindjes, e linte tregun bosh”, u shpreh Zonja Vokshi.

Sipas PD-së, mbrojtja e ministrave të korruptuar e që veprojnë në kundërshtim me ligjin, si rasti i ministrit Beqaj, është arsyeja se pse qeveria kërkon me ngulm ta kapë sistemin e drejtësisë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>