Foto 80 mijë dollarëshe, PD: Prokuroria të hetojë, Rama shpjegime para qytetarëve

Partia Demokratike, për të disatën herë, akuzoi sot Kryeministrin Rama për kryerjen dhe fshehjen e një krimi federal në SHBA: pagimin e parave për të marrë pjesë në një event të Presidentit Obama në vitin 2012.

Arben Ristani, nënkryetari i PD-së, deklaroi se prokuroria duhet të nisë sa më parë hetimet, e jo të presë deri në fund të muajit, siç kanë deklaruar zyrtarë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Përveç hetimeve, Zoti Ristani tha se Kryeministri Rama duhet të japë shpjegime përpara qytetarëve se cili është burimi i 80 mijë dollarëve paguar për të marrë pjesë në event, a janë ato para të ligjshme apo vijnë nga një aktivitet kriminal.

Para disa ditëve, opozita depozitoi në Prokurori dhe një kallëzim penal për Kryeministrin Rama. PD ka kërkuar hetim të pasurisë së Kryeministrit Rama dhe hetim për ndikim të paligjshëm.

Ndërkohë bashkëpunëtori i Kryeministrit Rama në SHBA, Bilal Shehu është shpallur fajtor për financim të paligjshëm fushate dhe pritet të dënohet më 5 tetor. Dënimi që ai mund të marrë është deri në 5 vjet burg dhe 250 mijë dollarë gjobë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>