Spanjë, Albana Vokshi: Rama nuk do drejtësi të pavarur

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka akuzuar Kryeministrin Rama se po tenton me çdo kusht kapjen e sistemit të drejtësisë.

E pranishme në Samitin e Grave të Partive Popullore Europiane që u mbajt në Spanjë nën drejtimin e europarlamentares Doris Pack, deputetja Vokshi u shpreh se kryeministri po qeveris me banda dhe kriminelë, ndaj nuk i intereson një reformë që prodhon një sistem drejtësie të pavarur.

Një tjetër shqetësim që Zonja Vokshi ndau me Zonjën Doris Pack ishte largimi i shqiptarëve nga vendi për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike.

Ajo akuzoi qeverinë Rama se me korrupsionin e lartë në shëndëtësi e drejtësi, kanë dëtyruar shqiptarët të largohen për një jetë më të mirë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>