Ambasadori turk në Shqipëri: Duhen eleminuar institucionet e Gülenit – Pikat kryesore të intervistës

Ambasadori turk në Shqipëri: Duhen eleminuar institucionet e Gülenit – Pikat kryesore të intervistës

Hydajet Bajraktar, ambasadori turk ne Shqipëri ka dhënë një intervistë për median “Shekulli Online”, ku ka folur kryesisht për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe tentavën për grusht shteti dy javë më parë në Turqi.

Gjatë gjithë intervistës, ambasadori turk akuzoi organizatën e Fethullah Gülen [FETO] për grushtin e shtetit e për veprimtari terroriste dhe theksoi rëndësinë e eleminimit të tyre.

Deklaratat kryesore të ambasadorit Bajraktar ishin:

Për marrëdhëniet Shqipëri – Turqi:

  • E dimë që institucione të lidhur me FETO-n veprojnë edhe në Shqipëri. Vendi ynë e ka përparësi shkatërrimin e të gjitha zgjatimeve të FETO-s, kësaj strukture terroriste.
  • Marrëdhëniet tona me Shqipërinë janë në nivel të përkryer.
  • Vlera e investimeve tona në Shqipëri është mbi dy miliardë dollarë dhe falë këtyre investimeve janë punësuar rreth 10.000 vetë.

Për grushtin e shtetit të 15 korrikut:

  • Organizata terroriste Fetullahiste (FETO) më 15 korrik, organizoi një tentativë për grusht shteti kundër rendit tonë demokratik e kushtetues. Populli turk reagoi fuqishëm ndaj kësaj tentative.
  • Në Turqi fitoi demokracia. Nuk fituan tanket, topat dhe armët që përdori kundër popullit Organizata Terroriste Fetullahiste FETO.
  •  Organizimi i FETO-s brenda shtetit është në përmasa serioze. Bëhet fjalë për një lëvizje terroriste serioze kundër të ardhmes dhe rendit kushtetues të vendit tonë. Masat që po merren janë të domosdoshme. Nëse i tolerohet një strukture terroriste, nëse sillesh butësisht me të, ajo të godet përsëri. Gjarpri shfaqet përsëri po nuk ia shtype kokën.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>