Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministrin Rama e deputetin Xhafaj se po fshehin kërkesën e ekstradimit nga Venezuela për vëllain e deputetit Xhafaj. Me anë të një deklaratë për shtyp, PD lajmëroi qytetarët se vëllai i kreut të Komisionit për reformën në drejtësi po kërkohet për trafik droge, por qeveria dhe policia shqiptare po e mban të fshehtë këtë fakt.
Sipas opozitës, lidhja e qeverisë Rama me trafikun e drogës ishte një nga arsyet më të forta që PS u mund të hartonte një draft reformë ku shumica të mund të ndikonte në sistemin e drejtësisë.
Menjëherë pas denoncimit të PD-së, policia hodhi poshtë pretendimin se ka një urdhër ekstradimi për Agron Xhafaj, vëllain e deputetit.