Këtë vit arsimor, studentët e Universitetit të Tiranës do të paguajnë të njëjtat tarifa si vitin e kaluar.
Mynyr Koni, Rektori i UT-së, deklaroi sot se tarifat e shkollimit nuk do të kenë rritje, ndryshe nga çfarë është përfolur muajt e fundit.
Lidhur me bërjen publike të tarifave, Zoti Koni tha se ato do t’i bëhen publike studentëve sapo Këshilli i Ministrave të përcaktojë tarifën tavan, e më pas Senati Akademik të vendosë tarifat përkatëse për secilën degë.
Këtë vit, Universiteti i Tiranës do të pranojë 5378 studentë në 6 fakultete. Pranimi në universitet i studentëve do të varet 50 për qind nga mesatarja e tri viteve në shkollë të mesme dhe 50 për qind nga provimet e lëndëve me zgjedhje.