Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministrin Rama dhe ministrin Tahiri për inkriminim të policisë së shtetit. Në një konferencë për shtyp, deputeti Edi Paloka denoncoi drejtues të lartë të policisë që kontrollojnë trafikun e lëndëve narkotike në emër të kryeministrit e ministrit të Brendshëm.
Zoti Paloka përmendi si të përfshirë në këtë trafik:
Drejtorin e Qarkut Durrës Perlat Cullhaj
Shefin e Komisariatit Krujë Erjon Ismaili
Drejtorin dhe Zëvendës drejtorin e Kufirit Boge Budini dhe Moisi Sula
Drejtorin e Qarkut Gjirokastër Aranit Arapi
Drejtori n e Qarkut Lezhë Dritan Lenja
Drejtorin e Policisë së Qarkut Shkodër Alban Çela
Deputeti Paloka akuzoi dhe kryebashkiakun e Krujës Artur Bushin se po ndihmon kryeministrin Rama e ministrin Tahiri ta kthejnë vendin në një hambar kultivimi të hashashit.