Ushtria do të marri 250 mjete të blindura nga SHBA-të

Ministria e Mbrojtjes Kodheli njoftoi sot se ushtria do të marrë 250 mjete të blindura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontrata me SHBA-të do të firmoset brenda 10 ditëve.

Gjatë dëgjesës në Komisionin e Sigurisë, ministrja u shpreh se ushtria do të marri edhe pesë mijë armë dhe municione nga Italia.

Në lidhje me refuzimin e mos dekretimit për një mandat të dytë si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Gjeneral Majorit Jeronim Bazo, Zonja Kodheli u shpreh se “nuk kam marrë ende ndonjë njoftim zyrtar, por refuzimi i shkon kryeministrit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>