Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi sot se shpreson në gjetjen e një zgjidhje konsensuale dhe të përbashkët me opozitën, për reformën në drejtësi. Gjatë mbledhjes së kryesisë së LSI-së, Zoti Meta tha se “konsensusi politik në Parlament është i domosdoshëm jo vetëm si çështje numrash, por si bashkim vullneti politik. Një reformë gjithëpërfshirëse është me besueshmëri dhe jetëgjatësi të sigurtë.”
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh i gatshëm të krijojë hapësirat e nevojshme që opozita të përfshihet në proçesin e disedimeve.
Drafti final i reformës u miratua nga ekspertët e nivelit të lartë pa dakordësinë e ekspertëve të opozitës, gjë që bie në kundërshtim me sygjerimet e Komisionit të Venecias për gjetjen e konsensusit mes palëve.