Anëtarë të Partisë Socialiste protestuan sot kundër kryetarit Edi Rama, përpara selisë së partisë në Tiranë. Ata akuzuan kryetarin Rama se e ka kthyer partinë në çifligun e tij personal.
Iniciatori i protestës Shkëlqim Meta deklaroi se Edi Rama po qëndron në krye pa votat e socialistëve, pasi prej 3 vjetësh në PS nuk organizohen zgjedhje të brendëshme. Të tjerë pjesëmarrës kërkuan riorganizim të brendshëm të partisë, në të gjitha nivelet e strukturave drejtuese.
Degë të qyteteve të ndryshme janë shprehur dhe më parë për nevojën e zgjedhjeve brenda partisë. Por, kryetari Edi Rama është shprehur se meqë ai u votua si kryeministrër, automatikisht ka marrë dhe pëlqimin për të drejtuar partinë.