Arben Ndoka aktiv në PS edhe pas dekriminalizimit

Partia Demokratike akuzon qeverinë për mos zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Sot, në një njoftim për mediat, kryetari i departamentin për Mbrojtjen në PD, Enkelejd Alibeaj deklaron se:

“Ministrja e Edi Ramës shfaqet me Arben Ndokën, që është objekt i dekriminalizimit, një nga arsyet pse kjo nisëm e opozitës me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, u bë ligj.”

“Edi Rama ka zgjedhur Arben Ndokën, dhe jo sekretarin Kerri. Ka zgjedhur krimin, dhe jo partnerët ndërkombëtarë. Ka zgjedhur trafikantët, banditët, dhe jo qytetarët.”

Zoti Alibeaj publikoi një foto të Ministers së Mbrojtjes Mimi Kodheli me ish deputetin e PS-së Arben Ndoka gjatë një inagurimin të një ure në qytetin e Lezhës.

Në shtator të vitit 2015, Zoti Ndoka dha dorëheqjen nga posti i deputetin të PS-së, si person i akuzuar nga drejtësia italiane.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>