Sot, Partia Demokratike kallëzoi në prokurori Kryebashkiakun Veliaj për ndërtim të paligjshëm brenda Parkut të Liqenit të Tiranës. Përfaqësuesi i PD-së Ervin Salianji u shpreh se ndërhyrja brenda parkut po bëhet për interesa korruptive dhe klienteliste të Zotit Veliaj.
Zoti Salianji paralajmëroi aksion të fuqishëm qytetar, nëse kryetari i Bashkisë nuk heq dorë nga planet e tij për të shkatërruar mushkërinë e Tiranës.
“Do ta ndalojmë përsëri sa herë të ketë shkelje ligji dhe në rast se insiston për ta prishur të vetmin park që i ka mbetur qytetit të Tiranës, atëherë qytetarët do ta nxjerrin nga zyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës,” deklaroi Salianji.
Zoti Veliaj, pak ditë më parë, e justifikoi prerjen e pemevë brenda parkut duke thënë se ishin të sëmura.