PD: Kryeministri Rama mbron kriminelët nga drejtësia

Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministrin Rama se po mbështet krimin, duke mbrojtur kriminelët nga drejtësia. Kryetari i departamentit për Mbrojtjen në PD, Enkelejd Alibeaj tha se gjykata e urdhëruar nga Kryeministri Rama la të lirë Zotin Bardhi, ish-administratorin e komunës Kaçinar.

Ish Kryetari i komunës Kaçinar Petrit Bardhi u arrestua në tetor të 2015-tës, pasi në shtëpinë e tij u gjendën 420 kilogramë drogë. Tre ditë më parë, gjykata ndryshoi masën e arrestit për Zotin Bardhi, nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Zoti Alibeaj deklaroi se Kryeministri Rama nuk ka zgjedhur të jetë me ligjin dhe me drejtësinë, por vazhdon të mbrojë kriminelë si Armando Prenga e Petrit Bardhi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>