Ambasadori amerikan Donald Lu dorëzoi, sot, në Ministrinë e Drejtësisë, listën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, që ndalohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një ditë më parë, në një bashkëbisedim me qytetarët, ambasadori Lu deklaroi:
“Qeveria e SHBA u ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara disa gjykatësve të korruptuar, duke iu refuzuar apo anuluar vizat. Ky është vetëm fillimi.”
Më tej ambasadori tha se “Amerika mbështet zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit, për të larguar çdo zyrtar me të shkuar kriminale.”
Në përgjigje të ambasadori Lu, ministri i Drejtësisë deklaroi, sot, se shumë shpejt do të nisë procedura e verifikimit dhe shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë në listë dhe cilësohen të korruptuar.