Më shumë se 15 qytetarë janë shoqëruar, sot, në komisaristin e policisë, pasi protestuan kundër ndërtimit të një këndi lojrash brenda Parkut të Liqenit.
Arrestimet e para u bënë gjatë mesditës, pas përplasjeve mes protestuesve dhe policëve bashkiakë, tek Parku i Liqenit. Policët kanë përdorur forcë dhe kaë ndaluar qytetarët të futen në pjesën e parkut të rrethuar më gardh prej druri. Ndalimi dhe arrestimi i protestuesve nga policë bashkiakë është kapërxim i kompetencave tw tyre.
Më pas, protestuesit u zhvendosën përpara komisariatit Nr. 1, ku mbaheshin qytetarët e arrestuar. Aty ka ndodhur dhe arrestimi i më shumë se 10 qytetarëve të tjerë, që kërkonin lirimin e protestueve të arrestuar në mënyrë të padrejtë.
Shumë protestues po vazhdojnë ende të qëndrojnë jashtë komisariatit. Ata u shprehën se dhuna e ushtruar nga policia nuk do t’i ndalë ata të kërkojnë zbatimin dhe respektimin e ligjit.
Qytetarët kanë disa javë që protestojnë kundër paligjshmërisë së ndërtimit të këndit të lojrave tek Parku i Liqenit. Kjo nuk është hera e parë që ata janë dhunuar dhe arrestuar nga policia.