LSI e PD kundër PS-së për reformën në drejtësi

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike kundërshtuan, dje, propozimet e PS-së për reformën në drejtësi. Fatmir Xhafaj, kreu i Komisionit, propozoi që ekspertët të shqyrtonin dhe një herë rekomandimet e Komisionit të Venecias, e më pas të hartonin një draft të ri, me rekomandimet e pasqyruara. Por, LSI dhe PD insistuan se në rekomandimet e Venecias shkruhej qartë se biseda duhej bërë në nivel politik, e jo në atë teknik.

Ndërkohë, Spartak Braho, deputeti i LSI-së deklaroi se LSI-ja është kundër varësisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit nga Policia. “Jemi me idenë që kjo agjenci të drejtohet ndoshta me një bord shtetëror me përfaqësues të ministrave të fushës, Prokurorisë së Përgjithshme. Por jemi kundër BKH-së, siç është konceptuar deri tani,” u shpreh Zoti Braho.

Pas katër orësh diskutimesh, mbledhja u mbyll pa u gjetur dakordësia për draftin e ri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>