Banorët e Stacionit të Trenit bllokojnë punimet për bulevardin e ri

Banorët, shtëpitë e të cilëve u prishën për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, protestuan sërish, sot, kundër Bashkisë së Tiranës. Ata prishën rrethimin e vendosur prej bashkisë, në vendin ku po kryhen punimet.

Banorët deklaruan se vlera e shpronësimit vendosur nga Bashkia është shumë e ulët, madje qesharake. Banorët u shprehën të vendosur për të vazhduar protestat pasi asnjë prej tyre nuk do mund të blejë një banesë tjetër me shumën e shpronësimit. Ata kërkojnë që Kryebashkiaku Veliaj të marrë parasysh kërkesat e tyre, pasi shumë prej tyre, që iu janë prishur dhe bizneset, kanë ngelur pa punë dhe pa shtëpi.

Deri më tani, në zonën e Stacionit të Trenit, janë prishur 11 ndërtesa për shkak të punimeve të bulevardit të ri të Tiranës. Shumë prej tyre ishin ndërtesa dy katëshe, ky 11 familje kishin dhe shtëpitë, dhe bizneset.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>