Banorët e Gramshit në protestë, kërkojnë rrugë e ujë

Rreth 700 familje të fshatit Gramsh, në Lushnje, protestuan, sot, kundër qeverisë e bashkisë, për gjendjen e keqe të rrugës dhe infrastrukturës në fshat. Qytetarët prej kohësh vuajnë mungesën e rrugës, kanalizimeve dhe ujit. Ata u shprehën se ndihen të braktisur nga institucionet, pasi deri më tani thirrjet e tyre nuk janë dëgjuar.

“Jemi 2500 banorë dhe në 2016-tën ende nuk kemi ujë e rrugë. Problem janë edhe ujërat e zeza sepse kur bie shi këtu nuk rrihet,” u shpreh njëri prej banorëve.

Banorët u ankuan dhe për kabinën elektrike, pasi prej kohësh ajo është kthyer në rrezik për fëmijët.

“Kemi një gjendje skandaloze të kabinës, në mëshirë të fatit që është kthyer në rrezik për fëmijët dhe çdo banor të fshatit ndërkohë që OSHEE mburret me faturime e tejkalime,” deklaruan ata.

Banorët u shprehën të vendosur për të vazhduar protestat deri sa kërkesat e tyre të plotësohen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>