Nis nesër kthimi fizik dhe kompensimi i pronës private

Sot, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi se ditën e enjte nis kthimi fizik dhe kompensimi i pronës private. Ministri njoftoi nisjen e punës së Agjensisë për Trajtimin e Pronës, nga ku do të lëvrohen 24 milionë dollarët e parë si fond për kompensimin e pronave, ndërsa aty ku prona është e lirë, ajo do të kthehet fizikisht.

Prioritet, sipas ministrit, kanë 26 mijë vendime që janë dhënë deri më sot, por nuk janë zbatuar ende.

Në fund, ai ftoi qytetarët që ende nuk kanë aplikuar për kthimin ose kompensimin e pronës, ta bëjnë atë sa më parë. Proçedurat për aplikim janë reduktuar dhe tani nevojiten vetëm dy dokumente, një dokument origjine dhe një hartë që tregon vendndodhjen e pronës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>