KQZ rrëzon tre kërkesat e PD-së për referendum

Sot, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve hodhi poshtë kërkesat e Partisë Demokratike për zhvillimin e tre referendumeve për ndërtimit e parkimit nëntokësor tek Parku Rinia, për këndin e lojrave tek Parku i Liqenit dhe ndërtimin tek korpusi i Universitetit të Tiranës.

Përfaqësuesi i PD-së, Jamarbër Malltezi, i pranishëm në diskutimin e Komisionit, akuzoi KQZ-së se po merr vendime klienteliste për kërkesat e opozitës për referendum.

“Trishtues dhe qesharak deri në dhimbje, niveli i diskutimit të përfaqësuesve të shumicës në KQZ. Nuk duan të lejojnë referendum vendor për mbrojtjen e Parkut Rinia veç për hatër të milionave të Besnikut dhe Ramës,” – shkruan Zoti Malltezi, në profilin e tij në Facebook.

Opozita paraqiti në KQZ kërkesat për të zhvilluar tre referendumet disa ditë më parë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>