Prokuroria e Tiranës kërkoi, sot, dënimin me një vit burg për ish-Ministrin e Arsimit Myqerem Tafaj.
Ish Ministri akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka akredituar në mënyrë të paligjshme 4 fakultete, në periudhën 2009-2013. Dosja e tij ishte dërguar për gjykim në Gjykatën e Lartë në tetor të vitit 2015.
Sipas prokurorisë, dëmi që vendimi i Zotit Tafaj i ka shkaktuar shtetit është mbi një milion euro. Gjykata do të japë vendimin në datën 14 prill.