Ministri i Transportit Haxhinasto deklaroi, sot, se së shpejti do të hapet aeroporti i Kukësit, pasi u arrit marrëveshja për heqjen e ekskluzivitetit të aeroportit të Rinasit me kompaninë konçesionare.
Marrëveshja u arrit pas disa muajsh bisedimesh. Në këmbim të heqjes së ekskluzivitetit, kompanisë konçesionare TIA iu zgjat kontrata me dy vjet.
Sipas ministrit Haxhinasto, hapje e aeroportit të Kukësit do të ndikojë në uljen e çmimeve të biletave të fluturimit.