Deputeti socialist Ben Blushi deklaroi sot, se listat për referendumin e 9 prilllit në Partinë Socialiste, do të trukohen. “Ashkush nuk e di shifrën e saktë të anëtarësisë, listat do të trukohen,” deklaroi Zoti Blushi.
Ai shtoi gjithashtu, se këtë shkak, ai nuk do të marrë pjesë në referendum.
Deputeti Blushi ishte i pari që kërkoi zgjedhje për kryetarin e PS-së, pak muaj më parë, por kërkesa e tij nuk u pranua nga Kongresi i partisë.
Kërkesa për referendum, nga ana tjetër, u propozua nga Kryetari i PS-së Edi Rama.
Pyetja që do të duhet t’i përgjigjen anëtarët e PS-së në referendum, do të jetë “Kur PS është në qeveri dhe kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?”