PD të tjera akuza ndaj Kryeministrit Rama: Po qeveris me lordët e hashashit

Menjëherë pas daljes së raportit të BE-së për drogën në Europë, që e cilësonte Shqipërinë si një ndër vendet kryesore për tregtinë e drogës, Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Rama dhe ministrin Tahiri se po bashkëpunojnë dhe bashkëqeverisin me bandat dhe lordët e hashashit.

“Prej tre vjetësh, trafikantët e drogës dhe lordët e hashashit kanë gjetur parajsën në Shqipëri, ata ndajnë pushtetin me Edi Ramën, përdorin makinën private të ministrit të Brendshëm dhe emërojnë njerëzit e tyre në dogana e polici,” deklaroi Arben Ristani, sekretari I përgjithshëm I PD-së.

Ai shtoi se shumë trafikantë e të dënuar janë aktualisht në poste të pushtetshme si deputet e kryetar bashkie dhe qeveria Rama nuk po bën asnjë për të respektuar ligjin e dekriminalizimit dhe për t’i larguar të kriminuarit nga pushteti.

Në fund Zoti Ristani i kërkoi shqiptarëve të reagojnë, të ngrihen e të ndalin sa më shpejt qeverisjen e inkriminuar të Kryeministrit Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>