Rreth 95 për qind e socialistëve votuan dje, pro rinovimit të mandatit të kryetarit, kur partia është në qeveri dhe kryetari është kryeministër, ndërsa 5 për qind kundër. Procesi i numërimit u mbyll pak pak mesnatës së djeshme.
Sipas burimeve zyrtare nga PS-së, pjesëmarrja në votim ishte rreth 84 për qind. Në referendum kishin të drejtë vote rreth 81 mijë anëtarë të partisë.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama falenderoi mbështetësit dhe vlerësoi pjesëmarrjen masive në votime të të gjithë grupëmoshave.