Gjykata e Lartë shtyu sot, seancën gjyqësore të deputetit socialist Armando Prenga, për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupës gjykuese.
Deputeti Prenga akuzohet për plagosje të lehtë me dashje, kanosje dhe armëmabjtje pa leje. Në shtator të vitit të kaluar, ai u përfshi në një përleshje mes dy familjeve Prenga e Cali, lidhur me Lagunën e Patokut. Gjatë konfliktit mbetën të plagosur shtatë persona.