Partia Demokratike e Vlorës denoncoi sot, një ndërtim të paligjshëm që po ndërtohet në Qeparo nga deputeti socialist Koço Kokëdhima.
Moisi Meminaj, kryetari i PD-së Vlorë, tha se ndërtimi i paligjshëm, në fakt, është simbol i qeverisjes së Ramës dhe Kokëdhimës, që burgos qytetarët e thjeshtë për vendosjen e një tjegulle, dhe shpërblen miqtë e tij për shkeljet e ligjit.