Partia Demokratike i kërkoi sot, Kryeministrit Edi Rama transparencë mbi procesin dhe masat e marra për trajtimin e refugjatët muxhahedinë, në vendin tonë.
Zëvendës kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Flamur Noka, me anë të një kërkese dorëzuar në Kuvend, kërkoi informacion mbi strehimin dhe trajtimin e tyre, numrin e saktë të të ardhurve, sa pritet të vijnë, dhe pajisjen ose jo me statusin e refugjatit.
Gjithashtu, Zoti Noka kërkon të dijë sa kohë do të qendrojnë në vend, nëse do pajisjen ose jo me nënshtetësi shqiptare, dhe kushtet e marrëveshjes financiare me UNHCR për mbulimin e kostove.
Artikuj të bashkëlidhur:
Loja e rrezikshme e Shqipërisë me muxhahedinët iranianë