Dje, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla urdhëroi prokurorët të bëjnë kujdes me dhënien e masave të arrestit, pasi burgjet janë të mbipopulluar.
Ai udhëzoi prokurorët të zbatojnë sa më mirë parimin e proporcionalitetit mes krimit të kryer dhe masës së sigurisë së nevojshme.
Në njoftimin e Prokurorisë për shtyp shkruhet se kjo masë është marrë pas shqetësimit të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani lidhur me gjendjen e burgjeve.