Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore denoncoi sot, restaurimin e Kullës së Sahatit në qendër të Tiranës, bërë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, nën varësinë e Ministrisë së Kulturës.
“Restaurimi i sapo bërë i Kullës së Sahatit është i dëmshëm , është përdorur bojë plastike duke i humbur objektit peshën e shekullit,” shkruhet në deklaratën e Forumit, publikuar në rrjetet sociale.
Kulla e Sahatit u restaurua komform rregullave para 6 vjetësh me financimin e ambasadës amerikane dhe kjo ndërhyrje me bojë plastike ishte jo vetëm e panevojshme por dhe shumë e dëmshe, shpjeguan specialistët e Forumit.
Kjo nuk është hera e parë që specialistët e Forumit, që punojnë në mënyrë vullnetare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, kritikojnë ndërhyrjet e Institutit të Monumenteve të Kulturës.
Ata madje, kërkuan publikisht që nëse restaurimet e objekteve nuk bëhën si duhen, të mos bëhen fare.