Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu për nesër seancën gjyqësore për Emiljano Shullazin dhe dy bashkëpunëtorevë të tij, e cila duhet të mbahej sot në mesditë. Arsyeja e shtyrjes është mungesa e prokurores, e cila ndodhet aktualisht në procesin gjyqësor të akuzuarve për xhihadistë.
Prokuroria do të kërkojë nesër dënimin me burg pa afat për Emiljano Shlullazin, Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin, akuzuar për “krijim grupi të strukturuar kriminal”, “shkatërrim prone me eksploziv” dhe “gjobëvënie”.
Për më tepër lidhur me arrestimin e Emiljano Shullazit, lexoni:
Arrestimi i Emiljano Shullazit – Çfarë dimë deri tani? – Exit shpjegon