Gjykata Administrative rrëzoi sot, kërkesën e Sazan Gurit dhe Arian Galdinit për ndalimin e punimeve tek këndi i lojrave në Parkun e Liqenit Artificial. Ndalimi i punimeve ishte kërkuar si masë sigurie deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor për një tjetër kallëzim penal të bërë më parë ndaj Kryebashkiakut Veliaj.
Kërkesa e tyre në gjykatën Adminstrative u bë më 12 prill, disa pas kallëzimit penal të Kryebashkiakut Veliaj në Prokurorinë e Përgjithshme.
Dyshja Guri – Galdini akuzojnë akuzojnë Kryebashkiakun Veliaj për shkelje të ligjit për ndërtimin e këndit të lojrave brenda Parkut të Liqenit.