“Projekti i Edi Ramës për stadiumin e ri të Tiranës është një nga planet më korruptive dhe klienteliste të këtyre tre viteve qeverisje.”
Kjo është deklarata e zëdhënëses për shtyp të Partisë Demokratike Ina Zhupa, bërë sot në një komunikim me median.
Opozita e akuzon kryeministrin Rama se po e kthen stadiumin në një qender tregtare për ta përdorur për interesat ekonomikë të tij e të klientëve të tij. Kulla e betonit, gjithashtu e parashikuar për tu ndërtuar në trupin e stadiumit, është po aq korruptive dhe klienteliste, shtoi Zonja Zhupa.
Ndër të tjera, PD denoncoi mungesën e transparencës dhe konsultimeve publike lidhur me projektin e stadiumit kombëtar, punimet e së cilit priten të fillojnë së shpejti.