Prokuroria e Durrësit nisi sot hetimin për tre gjyqtarët e Gjykatës së Durrësit që kanë gjykuar rastin e ndryshimit të pronësisë të ish-hotel Vollgës.
Gjyqtarët Vladimir Skënderi, Ndue Gjura dhe Dhurata Bilo dyshohen se kanë kanë vendosur në kundërshtim me ligjin tjetërsimin e pronësisë së ish hotelit. Ky vendim është marrë në vitin 2013, por çështja u bë publike pak ditë më parë pas arrestimit të Emiljano Shullazit. Ky i fundit dyshohet ta ketë marrë pronënësinë e objektit më anë të kërcënimive.
Prokuroria vendosi dje sekuestrimin e ish-hotelit dhe po kryen hetimet lidhur me vendimin e gjyqtarëve.