Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të bojkotojë për 10 ditë punimet në Kuvend. Ky vendim u mor sot në mbledhjen e deputetëve të PD-së.
Bojkoti vjen pas përjashtimit të ish-Kryeministrit Berisha për 10 ditë nga punimet në Kuvend. Përjashtimi i tij u vendos nga Byroja parlamentare ditën e enjte, pas thirrjve për armatosje, drejtuar qytetarëve nga Zoti Berisha.