Partia Demokratike akuzoi sot, Kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun e Durrësit Dako si mbështetës të bandave kriminale.
Enkeljed Alibeaj, kreu i Departamentit të Sigurisë në PD, denoncoi dhunimin e biznesmenit Osman Pana në Sukth. Zoti Pana u dhunua herët mëngjesin e sotëm nga disa persona të armatosur, ende të paidentifikuar.
“Policia e di se kush janë dhunuesit, por nuk merren masa sepse maskat e armatosura janë të lidhura me Vangjush Dakon dhe Edi Ramësn,” u shpreh zoti Alibeaj, në konferencën për shtyp.
Në fund, ai i kërkoi prokurorisë hetimin e këtyre banditëve që dhunojnë, vendosin gjoba dhe terrorizojnë qytetarët.